Samuel Eto’o ka pranuar një dënim për shmangie taksash.
Sulmuesi legjendar i Kamerunit, ish-anëtar i skuadrave si Barcelona, Chelsea e Inter, së bashku me agjentin e tij kanë shmangur burgun, duke u dënuar me kusht.
Eto’o ishte akuzuar në një gjykatë në Barcelonë për shmangie taksash.
Për akuzën në fjalë, lojtari mund të vuante deri në 22 muaj burgim.
Eto’o tashmë do të paguajë gjobë për të plotësuar dënimin e tij.
Ai duhet të paguaj rreth 1.8 milion euro.