ethereum po shuhet dhe fajtoret jane blockchainet layer 2 67d9b2ac207f6

Ethereum po shuhet dhe fajtorët janë blockchainet Layer-2

March 18, 2025
1 minut lexim

Pasi preku nivelet më të ulëta prej disa vitesh në javët e fundit, një analist i bankës Britanike Standard Chartered pret që çmimi i Ethereum të vijojë rënien deri në fund të vitit. Si rezultat banka ka ndryshuar parashikimin e saj nga 10 mijë dollarë në 4 mijë dollarë për 2025.

Geoff Kendric, drejtues i ekipit kërkimor të Aseteve Dixhitale, pret që raportoi ETH/BTC, i cili ka parë nivele historike të ulëta në muajt e fundit, të jetë në rënie të paktën deri në fund të 2027.

Kështu edhe nëse Ethereum vendos nivele të reja rekord, do të ngelet pas për nga vlera e përgjithshme e tregut krahasuar me Bitcoin. Sipas Kendrick arsyeja e performancës së dobët të Ethereum vjen për shkak të rrjeteve Layer-2 ndërtuar mbi të dhe ai përmendi blockchainin e Base të Coinbase si një shembull.

Një rrjet Layer-2 është i ndërtuar mbi blockchainin e Ethereum dhe zgjeron funksionalitetet e saj. Përveç Base, Layer-2 të tjera janë Arbitrum, Optimism, zkSync Era, Polygon zkEVM. Analisti thotë se vetëm Base i ka hequr ETH 50 miliardë dollarë vlerë tregu.

Sipas tij shumica e përdoruesve transaksionet i kryejnë në këto Layer-2 në vend të rrjetit origjinal të Ethereum nisur nga tarifat shumë të ulëta dhe transaksionet e shpejta. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

familja thaci falenderon qytetaret dhe institucionet per nderimet dhe ngushellimet e sotme 67d9afdeb1613
Story i mëparshëm

Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme

nico williams i jep lamtumiren athletic bilbaos ne fund te sezonit 67d9b39944059
Story i radhës

Nico Williams i jep lamtumirën Athletic Bilbaos në fund të sezonit

Të fundit nga

VLEN nderon viktimat e tragjedisë në Koçan

8 Shkup, 19 mars – Përfaqësues të koalicionit VLEN zhvilluan homazhe në nderim të jetëve të humbura tragjikisht në Koçan. Në komunat ku drejtojmë, me dhimbje të thellë dhe respekt të madh,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë