Tajvani ka ngritur avionët në qiell pas kërcënimeve të vazhdueshme të Kinës gjatë ditëve të fundit. Avionët tajvanezë u ngritë në qiell pasi në drejtim të ishullit po vinin 49 avionë kinezë, të cilët thuhej se po merrnin pjesë në një stërvitje të madhe që vijon prej ditës së djeshme.
Në një reagim për mediat, autoritetet e Tajvanit theksuan se kinezët kishin kaluar vijën ndarëse mes dy shteteve në ngushticë duke u futur në hapësirën ajrore të ishullit.
Kina po zhvillon një stërvitje të madhe përreth ishullit të Tajvanit këto ditë, si një përgjigje ndaj vizitës së zyrtares së lartë amerikane Nensi Pelosi si edhe ndihmës së madhe që SHBA-të i ofrojnë Tajvanit prej disa dekadash.
Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të veten duke mos pranuar ndarjen e ishullit që prej luftës civile të shtatë dekadave më parë. Partia Komuniste Kineze ka në doktrinën e saj detyrimin që ta bashkojë Kinën deri në fillim të dekadës së ardhshme duke synuar kështu futjen e Tajvanit nën administrimin e tyre.