BlackRock iShares Bitcoin Trust (IBIT) vërejti një dalje rekord të ETF-së së Bitcoin më 2 Janar. Të dhënat tregojnë se IBIT pati shitje prej 333 milionë dollarësh, më e larta vërejtur ndonjëherë për një ETF Bitcoin.
Sipas firmës kërkimore Farside Investors arsyeja e kësaj shitjeje ishte “marrja e fitimeve” nga investitorët në fillim të 2025.
“Në fund të vitit, investitorët dhe fondet shpeshherë rishikojnë portofolët e tyre të investimit që mund të çojë në shitjen e disa aseteve,” shpjegoi Farside Investors.
Më 2 Janar ETF-të Spot të Bitcoin në tërësi humbën 248 milionë dollarë ku IBIT kishte daljet më të mëdha ndjekur nga Grayscale Bitcoin Trust (GBTC) me 23 milionë dollarë tërheqje.
Ende investitorët mbeten optimistë për ETF-në Bitcoin të BlackRock. Kjo ETF pritet të përshpejtojë adoptimi e Bitcoin duke lehtësuar aksesin institucional dhe përmirësuar legjitimitetin e saj shprehej një analist i Bitget.
228 ditë pas lançimit, IBIT kapërceu vlerën e 50 miliardë dollarëve asete nën menaxhim, 5 herë më shumë se çdo ETF tjetër në histori. Në këto momente që shkruajmë vlera e Bitcoin është 98,091 dollarë sipas CoinGecko. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al