Etemi: Kallëzimi penal është përpjekje për linçim

min lexim

Shkup, 12 tetor – Biznesmeni Fatmir Etemi u prononcua rreth kallëzimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për përdorimin e informacioneve të ndjeshme për blerje të letrave me vlerë. Etemi thotë se gjendja faktike është konstatuar në mënyrë të gabuar, gjë që ka shkaktuar huti te institucionet dhe qytetarët, ndërsa ai dëmtuar dhe i është njollosur reputacioni.

“Formalisht dhe juridikisht nuk ka shkelje të Kodit Penal, Ligjit për Letrat me Vlerë dhe rregulloreve dhe akteve të miratuara nga Komisioni për letra me vlerë dhe Bursa e Maqedonisë”, thekson Etemi dhe shton se aksionet i ka blerë pasi shuma e dividendës është shpallur publikisht kurse çmimi me të cilin ai dhe familja e tij e ngushtë i kanë blerë aksionet ishte shumë më i lartë se çmimet e bursës. Sipas tij, kallëzimi ndaj tij është tentim që paraprakisht të bëhet presion mbi organet e rendit dhe të krijohet atmosferë linçimi kurse me paraqitjen e informacioneve të pavërteta të cenohet reputacioni, integriteti dhe besueshmëria e tij– thotë Fatmir Etemi në reagimin me shkrim.

Vepra për të cilën ngarkohet Etemi është “Mashtrim gjatë punës me letra me vlerë dhe aksione” nga neni 275 paragrafi 3 i Kodit Penal.

“I denoncuari në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të një banke nga Shkupi, ka keqpërdorur informacione të brendshme në lidhje me shumën e dividendës për vitin 2023, të cilat i ka marrë vesh gjatë vitit 2024 si anëtar i këshillit mbikëqyrës. Në atë mënyrë, duke shfrytëzuar informacionin e ndjeshëm ndaj çmimit, ka blerë 500 aksione të zakonshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas MPB-së, informacionet e marra në mënyrë të paligjshme Etemi i ka ndarë me persona të tretë, përkatësisht anëtarët e familjes së tij të ngushtë, dhe kështu kanë blerë 701 aksione të bankës.

“Përkatësisht për aksionet janë paguar gjithsej 11.520.967,00 denarë me të cilat është mundësuar fitimi i përfitimit të përgjithshëm prej 639.000,00 në bazë të ndryshimit të çmimit të aksioneve, si dhe gjithsej 646.100,00 denarë në bazë të dividendës”, theksoi MPB.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Gjeorgjia “tmerr” i shqiptarëve

Story i radhës

Ish-kandidati për kryetar të Haraçinës braktis Taravarin: Ky nuk është ndryshimi për të cilin u angazhuam!

Të fundit nga