Estonia shpall Rusinë ‘regjim terrorist’

October 18, 2022
1 minut lexim

Parlamenti i Estonisë, i njohur gjithashtu si Riigikogu, të martën e cilësoi Rusinë një “regjim terrorist” dhe një “shtet që mbështet terrorizmin” për luftën në Ukrainë.

“Duke mbështetur thirrjen e Parlamentit të Ukrainës drejtuar vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, Riigikogu e shpall regjimin rus një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një shtet që mbështet terrorizmin, veprimet e të cilit duhet të përballen së bashku”, njoftoi parlamenti duke shtuar “Riigikogu i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë deklarata të ngjashme”, pohoi ai.

Ai tha gjithashtu se i konsideron mercenarët e Wagnerit të Rusisë, si dhe forcat e armatosura të republikave të vetëshpallura Popullore të Donetsk dhe Luhansk, si organizata terroriste.

Kërcënimet bërthamore të presidentit rus, Vladimir Putin, tha ai, e kishin “shndërruar Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Evropë ashtu edhe në të gjithë botën”. Ai gjithashtu dënoi luftën e Rusisë dhe “aneksimin e paligjshëm të territoreve”.

Ai tha se Rusisë duhet t’i hiqet vendi i saj i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Riigikogu i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin me vendosmëri ndihmën ushtarake për Ukrainën. Kjo është e nevojshme për të qëndruar kundër agresionit të Federatës Ruse dhe për të rivendosur sovranitetin e Ukrainës në territorin e saj brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, shtoi ai.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëshmia që çoi në pranga Martina Pajollarin

Story i radhës

Laporta mendon rikthimin e bujshëm?

Të fundit nga

ShkoLartë