estonia letonia dhe lituania mbeshtesin deklaraten e vendeve g7 per mbeshtetjen e ukraines 64de0c50481ae

Estonia, Letonia dhe Lituania mbështesin deklaratën e vendeve G7 për mbështetjen e Ukrainës

August 17, 2023
1 minut lexim

Vendet Baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania njoftuan se i bashkohen deklaratës së vendeve G7 për mbështetjen e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte dhe kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, publikuan një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen.

Në deklaratë shprehet mbështetje ndaj popullit dhe qeverisë së Ukrainës “të cilët mbrojnë në mënyrë heroike lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tyre”.

Liderët kanë theksuar se kanë qenë pranë Ukrainës nga dita e parë dhe më tej kanë bërë vlerësimin se “Deri në fitore, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe të ofrojmë kontribut ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin, sigurinë, demokracinë dhe mirëqenien e saj”.

“Do të vazhdojmë mbështetjen tonë të vendosur që Ukraina t‘i bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur NATO-s. Ukraina ka provuar gatishmërinë e saj për të çuar më tej parimet tona të përbashkëta si demokracinë, lirinë individuale dhe mbizotërimin e ligjit dhe për të ofruar kontribut për sigurinë e rajonit të Atlantikut të Veriut. Do të punojmë në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Presim me padurim fillimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2023, pas vlerësimit për zbatimin e rekomandimeve. Me këtë mendim ne pajtohemi me deklaratën e G7”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të sigurojë parandalim.

Vendet G7 të përbërë nga vendet SHBA, Kanada, Gjermani, Britani, Francë, Itali dhe Japoni, më 12 korrik ranë dakord mbi një deklaratë të përbashkët e cila ofron kornizë të sigurisë për mbështetje ndaj Ukrainës.

Vendet e G7 publikuan deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ukrainës në kuadër të Samitit të NATO-s i cili u mbajt në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë.





MARKETING

RENT A CAR

telekomi per shkak te pengesave te sotme u ndajme 10 gb internet te gjithe shfrytezuesve 64de0b6579051
Story i mëparshëm

Telekomi: Për shkak të pengesave të sotme, u ndajmë 10 GB internet të gjithë shfrytëzuesve

zbulohet mesazhi i gruas se mancinit per gravinan 64de0cc520ebe
Story i radhës

Zbulohet mesazhi i gruas së Mancinit për Gravinan

Të fundit nga

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë