Estonia hoqi monumentin e epokës sovjetike, Rusia hakmerret me sulm kibernetik

August 18, 2022
1 minut lexim

Estonia është goditur nga sulme të shumta kibernetike pas heqjes së një monumenti tankesh të epokës sovjetike nga një rajon, popullsia e të cilit është kryesisht rusë etnikë, ka thënë qeveria e saj.

Grupi rus i hakerëve Killnet mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se bllokoi aksesin në më shumë se 200 institucione shtetërore dhe private të Estonisë.

Qeveria estoneze këmbënguli se ndikimi i sulmit ishte i kufizuar dhe kaloi “kryesisht pa u vënë re”, shkruan The Guardian.

“Dje, Estonia iu nënshtrua sulmeve më të gjera kibernetike me të cilat është përballur që nga viti 2007”, tha sekretari i ministrisë së saj të çështjeve ekonomike.

“Me disa përjashtime të shkurtra dhe të vogla, faqet e internetit mbetën plotësisht të disponueshme gjatë gjithë ditës. Sulmi ka kaluar kryesisht pa u vënë re në Estoni.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkupi – Ballkani, bastet ndërkombëtare me koeficiente interesante

Story i radhës

“E frikësuar”, Dafina Zeqiri përfundon në spital pas problemeve shëndetësore (FOTO LAJM)

Të fundit nga

ShkoLartë