Eskalon Milazim Krasniqi: LVV ka fabriku grupe që s’mendojnë me kokën e tyre, kanë bllokim mental

December 17, 2022
1 minut lexim

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se Qeveria aktuale është e specializuar për të bindur se ata janë të mirë dhe nuk punojnë keq.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo qeveri po përdor “Gaslighting”, që siç thotë ai nënkupton “me e ba dikënd budalla”.

Sipas tij, njerëzit që iu besojnë atyre, arrijnë në një bllokim mental e që sipas tij, nëse dyshojnë në ndonjë gjë, fajin për atë dyshim ia ngarkojnë vetes, e jo qeverisë

“Gaslighting”, si budallallëk vullnetar/ Qeveria Kurti-Osmani është e specializuar për të shtyrë ithtarët e vet që të besojnë se qeveria e ka mirë edhe kur punon keq. Ata njerëz kanë arritë në atë derexhe bllokimi mental, sa që nëse dyshojnë në ndonjë gjë, fajin për atë dyshim ia ngarkojnë vetes, e jo qeverisë. Qeveria i ka bindur se ajo është e pagabueshme. Ky fenomen mbulohet me termin “gaslighting.” Kuptimi i termit është “me e ba dikend budalla.” Pra, ta pengosh njeriun që të mendojë me kokën e vet. LVV-Qeveria ka fabrikuar grupe të mëdha të njerëzve të tillë, që nuk duan të mendojnë me kokën e vet. Ata nuk e besojnë atë që e shohin dhe e jetojnë. Ata në mjerimin e tyre, duken disi edhe si të lumtur. Pse? Sepse, gjendja e tyre është njëfarë budallallëku vullnetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si ta bëni shtëpinë tuaj të nuhasë aromë Krishtlindjeje

Story i radhës

Ndërkohë që pritet heqja e tyre, në veri të Kosovës vendoset një barrikadë e re

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë