Leicester City po kalon një nga periudhat më të vështira në vitet e fundit, pasi “dhelprat” pësuan humbjen e gjashtë radhazi dhe në shtatë javë kanë grumbulluar vetëm një pikë.
Drejtuesit e klubit kanë reflektuar dhe sipas raportimeve që vijnë nga Anglia, trajneri Rodgers është shumë pranë shkarkimit. Megjithatë ka një pengesë shumë të madhe për ta zyrtarizuar këtë vendin, pasi Rodgers ka kontratë deri në vitin 2025 dhe gjithashtu është trajneri më i paguar në Premier League pas emrave të tillë si Guardiola, Klopp dhe Conte.
49-vjeçari fiton një pagë prej 10 milionë stërlinash në sezon dhe Leicester mund të përballet me një situatë delikate financiare në rast se drejtuesit vendosin për të larguar pa një marrëveshje dypalëshe.
Favorit për të marrë drejtimin e “Dhelprave” është trajneri i Brentfordit, Thomas Frank. Danezi është në krye të kësaj skuadre që prej vitit 2018 dhe për momentin skuadra e tij ndodhet në vendin e nëntë në renditje më nëntë pikë të grumbulluara.
Rodgers e mori drejtim e Leicester City-t në vitin 2019 dhe në sezonin e fundit, “Dhelprat” e mbyllën në vendin e tetë, ndërsa sezonin i ri është katastrofik pasi deri më tani kanë pësuar 22 gola.