eshte shuar zjarri afer liqenit te mantoves 64e3e2528609c

Është shuar zjarri afër liqenit të Mantovës

August 21, 2023
1 minut lexim

Është shuar zjarri afër liqenit artificial Mantovë rreth 20 kilometra në rrugën rajonale Shtip-Radovish, informoi zëdhënësi i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ilija Bojarovski.

Shuarja e zjarrit ka zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa janë përfshirë 15 deri në 20 hektarë bar i thatë, shkurre dhe sipërfaqe pyjore në hyrje të fshatit Piperovë. Për këtë arsye në aksion është përfshirë një helikopter i policisë e cila ujë ka mbushur nga liqeni i Mantovës.

MIA më herët informoi se në terren ndodhen zjarrfikësit dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, ndërsa komandanti i NjTKZ-Shtip, Darko Kocev tha se zjarri është lajmëruar se ka ndodhur rreth orës 14. Në shuarjen e tij janë përfshirë zjarrfikës nga Shtipi, Radovishi dhe Shoqata vullnetare kundër zjarreve nga Komuna Konçe.

“Deri tani në territorin e Komunës së Shtipit kemi intervenuar në rreth 68 zjarre pyjore, kashtë, pyje me sipërfaqe të ulët. Kjo është hera e parë që këtë vit të përfshihet një helikopter në shuarjen e zjarreve në rajonin Shtip-Karbinc, sepse deri tani kemi arritur vetë të ballafaqohemi dhe t’i shuajmë zjarret”, deklaroi Kocevi.

MARKETING

RENT A CAR

vajza e willis ka treguar si duket jeta private e aktorit pas diagnozes 64e3e1de04f1e
Story i mëparshëm

Vajza e Willis ka treguar si duket jeta private e aktorit pas diagnozës

arrihet marreveshja mes interit dhe bayernit per pavard 64e3e341c988e
Story i radhës

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bayernit për Pavard

Të fundit nga

ShkoLartë