Është shtënë nga vetura “Pasat”, lëndohet një person – MPB për gjuajtjen me ar’më në Çair

October 5, 2024
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për TV21, ka bërë të ditur se ka pasur gjuajtje me armë në Çair të Shkupit dhe si pasojë është lënduar një person.

“Më datë 05.10.2024 në ora 20.20 është denoncuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup është lënduar një person nga arma e zjarrit. Sipas së denoncuarës, ndaj të lënduarit është gjuajtur nga vetura “Pasat”. I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, dërguar TV21.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Borëbardha” e versionit të ri rrëfen frikën ndaj inteligjencës artificiale: Po sikur të më zëvëndësoj…

Story i radhës

Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike

Të fundit nga

ShkoLartë