eshte shpallur konkurs per hartimin e zgjidhjes konceptuale per logon e kuvendit 68078d437e4d1

Është shpallur konkurs për hartimin e zgjidhjes konceptuale për logon e Kuvendit

April 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 prill – Është shpallur Konkurs Publik për hartimin e shenjës mbrojtëse (logos) për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që Dhoma Ligjvënëse të modernizojë dhe unifikojë identitetin e tij institucional dhe vizual përmes hartimit të shenjës mbrojtëse, e cila duhet t’i pasqyrojë vlerat kombëtare dhe vlerat, misionin dhe vizionin e institucionit, njoftoi sot shërbimi për informim i Kuvendit.

Në Konkursin Publik theksohen elementët kryesorë që duhet t’i përmbajnë ofertat për zgjidhjen konceptuale për hartimin e logos dhe kriteret që duhet të plotësohen. Ndër të tjera, dizajni i logos duhet të jetë unik dhe i papërdorur deri më tani, ndaj autori duhet të sigurojë ekskluzivitetin e dizajnit dhe të garantojë që vepra përfundimtare të mos cenojë asnjë të drejtë intelektuale.

Çdo pjesëmarrës në konkurs, shtohet në kumtesë, ka të drejtë të paraqesë deri në tri zgjidhje konceptuale për logon e Kuvendit.

Propozimet që mbërrijnë në Kuvend do të shqyrtohen nga komisioni i posaçëm i formuar nga kryetari i Kuvendit. Afati për dorëzimin e propozimeve është 45 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit Publik. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

vazhdon gjykimi i njerezve tbdi se per djegien e njerezve ne spitalin e tetoves 68078d4263b44
Story i mëparshëm

Vazhdon gjykimi i “njerëzve t’BDI-së” për djegien e njerëzve në Spitalin e Tetovës

fushata nuk prek euron civici nuk ndikon fushata por qarkullimi i euros ne ekonomi 680792a44d24c
Story i radhës

Fushata ‘nuk prek’ euron/ Civici: Nuk ndikon fushata, por qarkullimi i euros në ekonomi

Të fundit nga

UEFA gjobit Realin

Organi i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Realin e Madridit me 15,000 euro për sjelljet raciste të tifozëve të tij gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës
ShkoLartë