eshte rritur numri i kontrolleve mjekesore per shkak te alergjive 680e40ebaebe8

Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive

April 27, 2025
1 minut lexim

Shkup, 27 prill – Është rritur numri i kontrolleve mjekësore për shkak të alergjive. Mjekja Safjane Bellçishta thotë se kjo ndodh si rezultat i rritjes së temperaturave, ndërsa më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët. Pacientët që vuajnë nga alergjitë rrezikojnë që të preken nga sinuset, sëmundjet respiratore, kardiovaskulare ndërsa në të shumtën e rasteve kanë vjellje dhe diarre.

“Janë aq të rrezikshme që mund të ndikojnë te disa persona tek rrugët e sipërme të frymëmarrjes, mund të paraqiten sinuset që janë kronike dhe ata janë të detyruar që tërë jetën të marrin anti kongestiv. Kemi edhe si gjendje akute që paraqitet që për 10 ditë kalon nëse e marrin terapinë. Problemi tjetër është se alergjitë ndikojnë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, që paraqitet si formë e asmës apo të sëmundjeve repsiratore kronike që bëjnë pengesë në ndryshimin e gazrave që bëhet në mushkëri dhe oksigjenimi nuk mund të bëhet në qelizat e trupit tonë”, tha Safjane Bellçishta, mjeke amë.

Simptomat më të shpeshta janë teshtitja, lotimi dhe kruarja e syve, si dhe temperatura. Bellçishta tha se ekzistojnë disa lloje të alergjive, ndërsa më e zakonshmja është ajo e polenit dhe alergjia e rrezeve të diellit.

“Janë alergji të ndryshme, kemi alergji prej ushqimeve, kemi alergji prej polenit, kemi alergji prej rrezeve të diellit, dielli është aq i fortë tani që bënë ndryshim shumë në lëkurë, derisa tek disa persona mund të paraqitet skuqje e lëkurës dhe disa puçrra mund të paraqiten që janë të rrezikshme dhe mandej mund të marrin ndonjë infeksion se shumica e personave nuk dinë fillojnë të kruhen dhe e gërvishtin atë vendin dhe është si portë për të hyrë bakteret apo viruset në ato vende”, shtoi ajo.

Mjekët apelojnë për pastrim të shpeshtë të duarve, ndërrimin e rrobave çdo ditë, ndërsa për çdo simptomë pacientët të paraqiten në mjek pasi pasojat janë të mëdha.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

zeqirja ibrahimi ska zgjedhje te parakohshme 680e40e632141
Story i mëparshëm

Zeqirja Ibrahimi: S’ka zgjedhje të parakohshme

spak nisi verifikimet per kontraten e lobimit reagon partia demokratike jemi transparent 680e464a6d45d
Story i radhës

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit, reagon Partia Demokratike: Jemi transparent!

Të fundit nga

ShkoLartë