Është radha e TikTok të kopjojë Instagram

October 7, 2022
1 minut lexim

Deri më sot kemi parë vetëm Instagram të kopjojë TikTok. Por tani TikTok po i kthen “kusurin” Instagram me një funksionalitet të ri quajtur “Photo Mode” dhe është një kopje e mënyrës sesi fotot shfaqen në Instagram.

Me këtë përditësim përdoruesit e TikTok mund të ndajnë disa foto në  një postim të vetëm dhe të shtojnë përshkrime deri në 2200 karaktere.

Formati i ri i postimeve me foto mund të kenë edhe muzikë dhe do të shfaqen në faqen For You krahas videove.

Kopjimi i Instagram nga TikTok është risia e vërtetë në këtë mes veçanërisht duke kuptuar Instagram po vuan me klonin e TikTok që e quan Reels.

Wall Street Journal raportoi së fundi se TikTok është shumë përpara Instagram Reels për nga koha që përdoruesit shpenzojnë duke parë.

Në fund të fundit të gjitha rrjetet sociale po kopjojnë njëra-tjetrën derisa të vijë dita që të gjithë të duken njëlloj. Madje edhe Twitter është përfshirë duke kopjuar stilin e videove me ekran të plotë të TikTok ndërsa YouTube i quan Shorts. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëvizjet e planetëve i japin këtyre 3 shenjave një tetor të mrekullueshëm

Story i radhës

Mizrahi: OBRM-PDUKM do të propozoj ligj për ndryshimin e ligjit për shoqatat

Të fundit nga

ShkoLartë