eshte peruruar cerdhja ganimete terbeshi ne rezine te gjakoves 67ee7b58cc83c

Është përuruar çerdhja “Ganimete Tërbeshi” në Rezinë të Gjakovës

April 3, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj dhe drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi kanë bërë inaugurimin e çerdhes “Ganimete Tërbeshi” në Rezinë të Gjakovës, projekt i realizuar nga MAShTI.

Kryeministri, Albin Kurti, foli për rëndësinë ndërgjegjësimit lidhur me edukimin në fëmijërinë e hershme që është edhe prioritet i Strategjisë së Arsimit 2022-2026, ndërsa inkurajoi komunat që të aplikojnë për shtimin e çerdheve ngase mbështetja nuk do mungojë, sepse çerdhet janë komponentë jetike për arsimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmendi rëndësinë e Ditës së ndërgjegjësimit ndaj autizmit, duke theksuar se çerdhja e sapo përuruar “Ganimete Tërbeshi”, dhe të gjitha çerdhet tjera të cilat janë realizuar brenda mandatit, i plotësojnë të gjitha standardet për gjithpërfshirje.

Në fjalën e saj ministrja Nagavci tha se kjo nuk është vetëm një çerdhe më shumë, por një mundësi më shumë për zhvillimin dhe avancimin e shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës pa dallim.

Ajo e vlerësoi punë të vlefshme ndërtimin e kësaj çerdheje duke qenë se po përmbushen zotimet për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe të sigurta për më të vegjlit. “Që nga marrja e mandatit i jemi përkushtuar punës së palodhur dhe përmbushjes së zotimeve, pavarësisht nga sfidat dhe pengesat”, ka thënë Ministrja.

Ndryshe, ndërtimi i çerdhes në Rezinë është investim në shumën 758,892.49 euro, me një sipërfaqe prej 1,552 metra katrorë, që do të mirëpresë 120 fëmijë, ndërsa investimi i MAShTI-it në komunën e Gjakovës gjatë mandatit katërvjeçarë është mbi 12 milion euro.

Në tërë vendin deri tani janë ndërtuar 8 çerdhe të reja, janë adaptuar 7 shkolla në çerdhe, 37 çerdhe janë në proces të ndërtimit nga MAShTI, prej të cilave 6 janë duke u ndërtuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA, ndërsa, 13 çerdhe janë në proces të tenderimit, prej të cilave 9 janë çerdhe të reja dhe 4 janë adaptime të shkollave në çerdhe.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

scholz kritikon tarifat amerikane ky eshte sulm 67ee7adccf130
Story i mëparshëm

Scholz kritikon tarifat amerikane: Ky është sulm

IZET MEXHITI DHE BAJRAM BEGAJ
Story i radhës

Mexhiti – Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë strategjik

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë