Njëri nga banorët e Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, së fundmi ka mbledhur të gjithë banorët e shtëpisë dhe u ka bërë një kërkesë ku është shprehur se nuk dëshiron që askush ta puthi apo t’ia preki trupin e tij.
Ai tha se deri më tani nuk ka reaguar por situata është bërë serioze dhe atij i është dashur ta bëjë një paralajërim të tillë.
“Është një temë që po e them tani, e kanë parë njerëzit këtu brenda, edhe nëse e kanë parë njerëzit këtu brenda, e kanë parë edhe jashtë.
Është paralajmërimi i fundit që po ua bëj që nëse ndodh edhe njëherë, unë do të reagojë ashtu siç dua të reagojë. Deri tani nuk e kam parë veten, por jam bërë pushman disa herë që nuk kam folur kur është dashur të flas”.
“Po ua them tani, ju pini alkool sa të doni, bëni ç’të doni, por problem është se ju kur po pini, po i fusni njerëzit në siklet. E unë mbrëmë nuk jam ndjerë mirë ngadisa disa gjëra”.
“Nëse unë e përqafoj ndonjë çikë apo dikë, është prej meje, por nëse vini ju, as nuk dua të puthem, as në faqe as askund, as nuk dua të më kapni nëse nuk dua, as nuk dua të më prekni nëpër trup” , është shprehur ai.
Gjatë kësaj deklarate të tij Driloni nuj përmendi emra specifik por theksoi se nuk ishte vetëm një banor që e kishte bërë këtë veprim, por disa prej tyre.
“Nuk është vetëm një njeri, nuk e kam fjalën për një, por për më shumë, ndoshta nuk kam reaguar ashtu siç është dashur, sepse më ka ardhur keq, por prej sot dijeni që është boll dhe nuk dua të ndodh më, e nëse ndodh edhe njëherë unë do të flas si dua të flas. Unë po them është paralajmërimi i fundit nga unë”, u shpreh më tej Driloni.
Burimi: botasot.info