“Është në panik”, Kryemadhi për Ramën: U ul te Majko që se vuri në listë për deputet

March 2, 2023
1 minut lexim

Monika Kryemadhi tha në mocionin me debat të mbajtur këtë të enjte për çështjen “McGonigal”, se për të kuptuar rëndësinë e çështjes mjafton të shihet paniku që pati kryeministri Rama kur diskutohej për këtë çështje.

Sipas saj ai nuk kishte guxim të dëgjonte pyetjet dhe argumentimet, ndaj zgjodhi të tregohej i dashur me Majkon, të cilin nuk e kishte vendosur as në listë për deputet.

“Ka një problem shumë të madh për çështjen Mcgonigal, sado të flasim këtu mjafton paniku që kishte Kryeministri kishte në momentin që flitej për çështjen “McGonigal”.

Ai u ul pranë kolegut tonë Pandeli Majko, mikut tim të vjetër, të cilin nuk e vuri në listë as për deputet, por duhet të arrestohej Alqi Bllako që të futej Pandi deputet.

Nuk kishte guxim as të rrinte këtu dhe të dëgjonte pyetjet dhe argumentimet për deputetët e opozitës, por shfaqi dashuri të madhe për deputetët e tij”, u shpreh Monika Kryemadhi në fjalën e mbajtur në Parlament.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shifra faraonike

Story i radhës

Ndryshime në çmimoren e karburanteve në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë