Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku.
Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.
Enca njihet për deklaratat e fuqishme dhe postimet e saj që gjithmonë bëjnë shumë bujë. Së fundmi Enca ka postuar disa foto nga ditëlindja e saj vitin e kaluar, ku shihet në krahët e një mashkulli muskuloz. Ama këtë herë Enca nuk ka dashur të lërë vend për aludime dhe ka shkruar krahas fotos se djaloshi misterioz është ‘bodyguard-i’ i saj dhe se për shkak se atëherë Enca e ka pasur këmbën e thyer, ai e ka mbajtur atë në krahë dhe është kujdesur për të gjatë gjithë natës së festës.
Me gjithë modestin, unë gjithmonë kam qenë mbretëresha e festave të ditëlindjes
Mbrapa në kohë, kur unë kam pasur një këmbë të thyer, kështu që kisha një bodyguard të kujdesej për mua gjithë natën.