​Është kthyer Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë

1 minut lexim

Pas angazhimit maksimal të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është kthyer Shërbimi i Brahiterapisë në Klinikën e Onkologjisë, gjersa trajtimi i pacientëve me këtë procedurë ka rifilluar sot.

Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka bërë të ditur se, Brahiterapia është metodë e rrezatimit në kontakt direkt me tumorin dhe në Kosovë përdoret për rrezatimin e organeve gjenitale të femrës: mitrës dhe qafës së mitrës.

Por, mund të përdoret edhe për rrezatimin e tumoreve të lokalizimeve të ndryshme.

Javën e kaluar, pas masave të marra, me theks të veçantë dezinfekstimin, desinsektimin dhe deratizimin e hapësirave, është funksionalizuar Shërbimi i Radioterapisë, procredurë me të cilën trajtohen më shumë se 90 pacientë, aktualisht.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 sjellje që nuk duhet t’i toleroni kurrë në një marrëdhënie

Story i radhës

Si 25-vjeçarja mashtroi pronaren e butikut për të përfituar veshje falas dhe 1000 euro për blerjen në ankand të orave “Rolex”!

Të fundit nga