Është i nevojshëm bashkëpunim strategjik në luftën kundër migracionit ilegal për të ruajtur identitetin dhe përcaktimin kombëtar, thekson Orbani

min lexim

Ohër, 27 shtator – Patjetër të hyjmë në bashkëpunim strategjik në luftën kundër migracionit ilegal, nga Greqia përmes Maqedonisë në Hungari, theksoi kryeministri hungarez Viktor Orban në konferencën e sotme për media në Ohër me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristian Mickoski.

I pyetur për thellimin e bashkëpunimit me vendin në lidhje me këto çështje, Orban beson se migrimi do të jetë një sfidë afatgjatë, dhe se vendet e Evropës Perëndimore nuk janë të gatshme të mbrojnë kufijtë e tyre.

“Më vjen mirë që këtu në Ballkanin Perëndimor jeton popull, të cilët në historinë e tyre kanë mësuar të njëjtën gjë si dhe ne, leksionin se ajo që shohim nuk është e re, por e dimë se si ka funksionuar migrimi në të kaluarën dhe çfarë na ka sjellë. Do të ishte mirë që në këtë bashkëpunim të përfshiheshin edhe vendet e Evropës Perëndimore, por ato nuk janë të gatshme të mbrojnë kufijtë e tyre dhe prandaj ne patëm një sfidë historike, ndërkohë që po luftojmë kundër valës së emigrantëve në rajonin tonë për pak vite mund të presim një valë emigrantësh pas shpine. Prandaj duhet të dimë se këtu kemi përgatitur bashkëpunim në çështje konkrete dhe përderisa duam të ruajmë identitetin tonë kulturor, përcaktimin kombëtar dhe krishterimin atëherë patjetër duhet të mbrohemi”, tha Orbani.

Pas migrimit vlerësoi se po ndodh një rigrupim i thellë demografik në të gjithë botën.

“Duhet të dini se në pjesët veriore e Afrikës, veçanërisht në Detin Mesdhe ka dallime të mëdha me proceset demografike. Nëse kemi përpara nesh shpërthimin demografik të vendeve afrikane dhe nëse nuk e parandalojmë atë atëherë mund të presim që miliona njerëz të vijnë në Evropë përmes Detit Mesdhe. Nga kjo mund të përfundojmë se problemi i migrimit nuk i referohet 30-40 viteve të ardhshme, por 70-80 viteve të ardhshme”, nënvizon Orbani.

Prandaj, theksoi se kërkojnë shtete partnere të cilat do të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me atë.

Hungaria sheh se Maqedonia është drejtuar historikisht në këtë kontekst historik. Gjithashtu edhe Serbia, dhe me ata duam të bëjmë një bashkëpunim që në 30-40 vitet e ardhshme do të na mundësojë të ruajmë traditat tona historike dhe kulturore. Për këtë ne duhet patjetër të bashkëpunojmë në nivel të Qeverisë si për çështjen e migracionit, ashtu edhe për të gjitha çështjet e tjera”, shtoi Orban.

Në pyetjen se nëse disa anëtarë të Bashkimit Evropian filluan që të mbivlerësojnë qëndrimin e tyre në lidhje me migracionin, ai arriti në përfundimin se politikanët atje vlerësuan se kombet evropiane përfitojnë nga migrimi.

“Ne që në fillim ishim kundër tij. Besojmë se kjo nuk mund të sillte mirë, ndërsa vendet e tjera të mëdha të BE-së kishin pikëpamje të tjera. Mendimet e tyre po piqen pak dhe duhet të ndryshojnë pikëpamjen e tyre për këtë çështje, por ajo nuk është e lehtë. Ata patjetër të gjejnë një mënyrë për t’u sqaruar qytetarëve të tyre se si mund ta bëjnë këtë. Ne asnjëherë nuk kemi pasur ndarje se si duhet të jetë dhe çfarë është e rëndësishme për ne”, potencoi Orban.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

“Do ulen humbjet”, Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Reforma në sektorin e UK po jep rezultate të mira!

Story i radhës

Gashi takohet me Orbanin: E falënderova Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën e integrimit evropian të vendit

Të fundit nga