Është i gatshëm në tryezën e negociatave

1 minut lexim

Mbrojtësi i Sevillës, Jules Kounde raportohet se është i gatshëm në tryezën e negociatave më klubin anglez, Chelsea.

Reprezentuesi francez verën e kaluar ishte cak i londinezëve, por siç raportojnë mediat spanjolle, lojtari është i gatshëm të rinisbisedimet me Chelsean.

Krerët e klubit nga ‘Stamford Bridge’ në vazhdimësi e kanë përcjell formën e mbrojtësit të Sevillas dhe janë të gatshëm të hedhen sërish në sulm për Kounde-n.

Londinezët janë në kërkim të pasuesit Toni Rudiger, i cili ka vendosur të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni. Mbrojtësi i Sevillas mësohet se është dëshira e trajnerit të Chelseat, Tuchel.

Agjentet e lojtarit mësohet se janë të gatshëm të nisin sërish negociatat me klubin anglez, madje, thuhet se vet lojtari është i prirë për t’u transferuar në Premier League, në ligën më të fortë në Evropë.

Ndryshe, francezi krahas Chelseat, është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por Londra duket se është preferenca e lojtarit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdhi hiti më i ri nga Hekurani dhe Anna quhet “Fajet”

Story i radhës

Caktohet ora e finales së madhe, Istogu – Ferizaj

Të fundit nga