“Është i armës automatike”/Policia për plumbin që u gjet në hyrje të shtëpisë së Taravarit: Po bëhet ekspertizë

1 minut lexim

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë konfirmojnë se para hyrjes së shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, është gjetur një plumb, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se plumbi është i një arme automatike, ndërsa theksojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB- Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer këqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë./tv21.tv

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Osmani: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës

Story i radhës

Vazhdon protesta në Çashkë, për tre orë resht u bllokuan hyrje daljet

Të fundit nga