“Është e frikshme çfarë bën njeriu për lekë dhe famë”- Elvis Pupa “thumbon” banorët e “BBVIP”

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar ashpër ndaj konkurrentëve të “Big Brother VIP”, për shkak të lojës që ata po bëjnë brenda këtij reality show.

Teksa tha që në atë shtëpi, konkurrentët nuk janë lojtarë por banorë, ai u shpreh se njeriu nuk mund të aktrojë për 60-të ditë, por duhet që të japë më të mirën e tij në mënyrë që mos të ndikojë negativisht tek të rinjtë.

Sipas Elvisit banorët në “Big Brother VIP” nuk po bëjnë lojë, por po nxjerrin anën e tyre më të keqe.

“Kur janë mbledh ato burrat që kanë krijuar ‘Big Brother’ bashkë me një tufë psikologësh e kanë quajtur ‘Reality Show’ për një arsye që ti në kushte ekstreme izolimi në bashkëjetesë me tipa dhe karaktere të ndryshme duhet të sfidosh veten tënde dhe të japësh më të mirën tënde. Kush jua ka mësuar juve këtë lojë. Nuk jeni lojëtare more, jeni banorë. Nuk luan robi me fytyrën e vet. Nuk aktrohet 60 e sa ditë.

Aktrimin lëreni për në skenë, edhe aty ju kemi parë sa aktorë të mëdhenj jeni mezi thoni tekstin. Silluni mirë dhe jepni shembullin tuaj positive sepse njerëzit ju shikojnë jashtë dhe marrin shembullin tuaj. Është turp dhe e frikshme çfarë bën njeriu për lekë dhe për famë.”- tha Elvisi.

Story i mëparshëm

Marrëveshja e PS me Rithemelimin, zbulohet drafti konsensual: Si do bëhet hetimi për ndërhyrjet në TIMS

Story i radhës

Demiri: Kanë arritur vaksinat kundër kollit të keq për të rriturit

Të fundit nga