“Është dhunë diplomatike”, nata e parë e finales, “shpërthejnë” debatet mes konkurrentëve në BBV2

December 25, 2022
1 minut lexim

Big Brother Albania VIP nisi mbrëmjen e djeshme, në edicionin e saj të dytë, ku 15 konkurrentë të famshëm janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen e dhe çmimin e madh.

Duket se gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa kanë qenë protagonistët e debatit. Këngëtari po tregonte se çdo banor duhet të mësohet me disa rregulla, teksa është ndërprerë nga ish-konkurrentja e Përputhen e cila e ka pyetur nëse i duket vetja si zot i shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Luizi: “Funksionon. Me pak dhunë gjithçka funksionon”.

Mikela: “Këtë dhunën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh”.

Armaldo: “Fjala dhunë këtu nuk duhet diskutuar”.

Luizi: “Është dhunë diplomatike”.

Mikela: “Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë”.

Pjesë e debatit u bë dhe këngëtari Armaldo Kllogjeri, i cili mbajti anën e Mikelës në lidhje me kontekstin e fjalës dhunë. Vetëm nata e parë dhe në fakt banorët duken të gatshëm për të mos lëshuar pe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrjedhin të dhënat e fshehta, 250 milionë kinezë këtë muaj janë infektuar me coronavirus

Story i radhës

Reagon avokati: Juvja rrezikon

Të fundit nga

ShkoLartë