eshte bere vleresimi i te gjithe kandidateve per anetare te rinj te komisionit kunder korrupsionit 656744398112d

Është bërë vlerësimi i të gjithë kandidatëve për anëtarë të rinj të Komisionit kundër Korrupsionit

November 29, 2023
1 minut lexim

Gazetare: Fatlume Dervishi

Komisioni për zgjedhje dhe emërime deri në fund të javës duhet të zgjedhë shtatë anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe lista të kalojë për miratim në seancë plenare.

Kandidatët më herët i janë nënshtruar intervistimit kurse sipas vlerësimit të publikuar në faqen e Kuvendit, në krye të listës qëndron Tatjana Dimitrovska, e punësuar në Entin Shtetëror të Revizionit, në vendin e dytë gjykatësve Sofija Spasova Medarska, dy këshilltarë të deritanishëm të Antikorrupsionit Biljana Karakashova Shulev dhe Besnik Xhemaili, revizorët Zoran Bogoevski, Cveta Ristovska dhe Servet Demiri si dhe avokatët Vlladimir Klekovski dhe Suzana Joshevska Atanasovska.

Lista e kandidatëve për Komisionin kundër korrupsionit

  1. Tatjana Dimitrovska – 76 pikë
  2. Sofija Spasova Medarska – 75.86 pikë
  3. Biljana Karakashova Shulev – 74.28 pikë
  4. Besnik Xhemaili – 74.14 pikë
  5. Zoran Bogoevski – 73.57 pikë
  6. Cveta Ristovska – 70.57 pikë
  7. Servet Demiri – 67.28 pikë
  8. Vlladimir Klekovski – 65.57 pikë
  9. Suzana Joshevska Anastasovska – 65.43 pikë

Të gjithë kandidatët e tjerë nga lista me gjithsej 42 emra, kanë marrë më pak pikë. Komisioni që bëri selektimin përbëhej nga deputetë të pushtetit dhe opozitës, përfaqësues i Avokatit të Popullit dhe përfaqësues të Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe organizatave joqeveritare.

VMRO-DPMNE-ja e cila ka pasur përfaqësuesit e tyre në komisionin për selektim, thotë se anëtarët e rinj duhet të luftojnë korrupsionin.

“Të punojnë sipas ligjit, të luftojnë kundër korrupsionit e cili është plaga më e madhe e kësaj shoqëria dhe nëse këtë e bëjnë duke qenë të pandikuar dhe të paanshëm atëherë e kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.

Anëtarët e rinj do të duhet të marrin detyrën nga 8 shkurti./ Alsat.mk

Burimi: ALSAT

MARKETING

RENT A CAR

tetova dy dite pa u pastruar npk vazhdon protesten u bashkohet edhe ujesjellesi e gjelberimi 6567437ef233b
Story i mëparshëm

Tetova dy ditë pa u pastruar! NPK vazhdon protestën, u bashkohet edhe ujësjellësi e gjelbërimi

filipine ngordh elefantja me e vetmuar ne bote 6567447793093
Story i radhës

Filipine, ngordh elefantja më e vetmuar në botë

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë