Hendbollit të Kosovës i është shtuar edhe një delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit.
Ish-gjyqtari shumëvjeçar i hendbollit, Eshref Beqiri, ka përfunduar me sukses provimin për delegat të EHF-së dhe nga edicioni i ardhshëm garues pritet të kujdeset për mbarëvajtjen e ndeshjeve të kupave evropiane.
Fahredin Hashani prej vitit 2005 e ka thirrjen e delegatit të EHF-së, ndërsa shumë vjet më parë delegate e EHF-së u bë edhe Shqipe Bajqinca – Brestovci.
Eshref Beqiri për kohë të gjatë ishte gjyqtar me thirrje të EHF-së dhe ka drejtuar shumë ndeshje në kupa evropiane.
Beqiri ka referuar 16 vite në arenën ndërkombëtare dhe 22 në Kosovë.