Escobari deklarohet pas deklaratave të Hillit

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një konferencë të përbashkët për shtyp në Prishtinë, më 19 tetor 2022. Foto: Anadolu Agency via Getty Imagges

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, thotë se ShBA-ja e mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n.

Por, sipas Escobar, në një deklaratë të dhënë për gazetën online Reporteri.net, Serbia edhe asnjë shtet tjetër nuk mund t’ua përcaktojë fqinjëve të vetë zgjedhjen e aleancave të sigurisë, duke iu kundërpërgjigjur kështu një kërcënimi të presidentit serb ndaj Kosovës.

Escobar, këto qëndrime i dha duke komentuar edhe një deklarim të fundit të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, që citohet të ketë thënë se “Serbia sot është më afër NATO-s sesa Kosova”.

“SHBA-ja mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Në të njëjtën kohë në theksojmë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n nëpërmjet KFOR-it dhe NALT dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në”, tha Escobar për gazetën online reporteri.

Story i mëparshëm

Prezantuesja e krijuar nga inteligjenca artificiale nis karrierën në televizion

Story i radhës

Taravari tregon një pjesë të kabinetit të tij, në rast se ai zgjidhet president

Të fundit nga