​Escobar takohet edhe me Listën Serbe

December 12, 2022
1 minut lexim

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovneier, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe. Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftim të Listës Serbe, ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë ditës së hënë, Escobar është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në veri të Kosovës, Borrell tregon çfarë u ka kërkua shteteve anëtare të BE

Story i radhës

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat pritet të zbresin deri në -10°C

Të fundit nga

ShkoLartë