Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Pas përfundimit të takimeve, Escobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.
I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.