Escobar: Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA

December 13, 2022
1 minut lexim

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare”, ka thënë Escobar për REL.
Më tej ai ka thënë se Kosova ka garanci shumë të qarta nga SHBA.

“Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara.

I pyetur se cili do të ishte reagimi I SHBA nëse Beogradi ndërmerr ndonjë inkursion të armatosur në veri të Kosovës, Escobar thotë se nuk beson se kjo do të ndodhë.

“E para, këtë nuk e pres. E dyta, Kosova ka garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i zyrës së BE-së i kënaqur që Këshilli i BE-së mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Story i radhës

​Biden: Inflacioni po bie, por ka ende shumë punë për të bërë

Të fundit nga

ShkoLartë