Erzeni përforcon sulmin, 25-vjeçari brazilian prezantohet te shijakasit!
Erzeni ka prezantuar ditën afrimin e sulmuesit brazilian, Patrik Karvavajo Nonato si përforcimin e ri të skuadrës.
Lajmi i transferimit të 25-vjeçarit ishte bërë i ditur më parë nga “Panorama Sport”, me brazilianin që përforcon ndjeshëm repartin e avancuar te shijakasit.
Nonato me shumë mundësi do të jetë blerja e fundit e Erzenit në këtë merkato, me skuadrën që ditën e sotme do të sfidojë Kastriotin në transfertë.