ermal fejzullahu tregon si u bullizua per mbipeshe 628269bab4fbf

Ermal Fejzullahu tregon si u bullizua për mbipeshë

May 16, 2022
1 minut lexim

I ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok”, ka qenë këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu.

Këngëtari i shumë hiteve në estradë, ka rrëfyer për rritjen e tij profesionale si dhe sfidat që e kanë përcjell gjatë jetës.

Me gjithë dashurinë që ka ndaj basketbollit, Fejzullahu tha se vet është marrë shumë pak me sport dhe shkas për këtë ka qenë edhe mbipesha.

I pyetur nga moderatori Fis Juniku se nëse është bullizuar gjatë jetës, Ermali e pohoi një gjë të tillë duke thënë se është përballur me një fenomen të tillë gjatë jetës.

“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi ka lënë shumë me komplesek, sepse këtu fatekqëssiht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë, por nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashulluq, kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje shtoi ai”, theksoi Fejzullahu.

Këngëtari i hitit “Goca nga Tirana” tha se mesazhi që do t;i jepte çdokujt që po përballet me bullizëm, do të ishte thjeshtë “Mos ta ndjen”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

perisic arrin marreveshje me chelsean 628269815970b
Story i mëparshëm

Perisic arrin marrëveshje me Chelsean

lindjet ne kohe lufte 628269c01cae1
Story i radhës

Lindjet në kohë lufte

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë