Erik ten Hag flet për kalimin e tij në United

1 minut lexim

Trajneri I Ajax, Erik ten Hag foli në lidhje me kalimin e tij te Manchetser United.

Erik ten Hag është njëri nga disa emrat që po përflitet ta drejtojë, Manchester United.

Në lidhje me këtë u pyet trajneri, i cili tha se gjithmonë ka interesim për të nga ekipet tjera.

“Gjithmonë ka bisedime me përfaqësues nga klubet të tjera. Machester United është një klub me tifozë të mëdhenjë”, ishin fjalët e Hag për ‘Sport1’.

Ai gjithashtu tha, se është i fokusuar plotësisht te Ajaxi për sezonin e ri.

“Fokusi im i plotë është plotësisht te Ajax tani. Tashmë jemi duke planifikuar për sezonin e ri”, vazhdoi ai.

Përveç trajnerit të Ajax, United kanë shfaqur interesim edhe për Mauricio Pochettinon e PSG-së.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se kush do të jetë në krye të ekipit në sezonin tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk e dënoi agresionin e Rusisë, Lavrovi shkon për vizitë në këtë shtet

Story i radhës

Ali Ahmeti uron myslimanët: Ramazani qoftë udhërrëfyes i përjetshëm

Të fundit nga