Erërat e forta, stuhia shkakton dëme në Prishtinë e Skënderaj

min lexim

Erërat e forta kanë shkaktuar rënien e fasadës së kësaj ndërtese në qendër të Skënderajt.

E për rrjedhojë, e dëmtuar mbeti kafiteria e Blerim Shatrit e cila në ato momente, nuk pati klient.

“Ndodhi brenda pak minutave. Fatmirësisht myshteritë që i patëm u larguan para se me ia nis shiu, janë largu dhe papritmas ra prej s’nalti. Ka dëme t’konisderueshme po meremetohen me emër t’Zotit, fatmirësisht myshteri s’pat. Hera e parë është dhe na befasoi”, ka thënë Blerim Shatri, pronar kafiterie.

Përpos lokalit, e dëmtuar mbeti edhe një veturë.

E sipas komunës, dëmet kanë qenë minimale.

“Të gjithë e kanë kryerë punën e vetë, e kemi vlerësuar gjendjen, dëmet janë ashtu siç po i shihni, krahasim me atë që ka mund me qenë, humbje jete, nuk është shumë e madhe, por megjithatë ne duhet me i evitu krejt këto dëme qa kanë ndodhë deri këtu”, ka thënë Sokol Hoxha, shef i sektorit për mbrojtje e shpëtim në Skënderaj.

Stuhia ka prekur edhe kryeqytetin.

Një pjesë e çatisë së një ndërtese ka rënë edhe në lagjen Pejton, duke lënë të dëmtuara tri vetura.

E megjithatë, ky nuk qe rasti i vetëm në kryeqytet.

“Gjatë ditës apo gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe dy raste të tilla që nuk janë raste shumë të mëdhaja; një është te ish-Benafi ku një pjesë e një kulmi ka ra në tokë dhe një rast tjetër kemi në Dardani te shkolla Xhemajl Mustafa, ku një dritare e madhe e një lokali është thy sipasojë e erës së fortë dhe ka ra në tokë, edhe atë rast janë duke e sanu dëmin zjarrëfikësit bashkë me ekipet e drejtorisë”, ka thënë Lulzim Fushtica, Drejtor për Siguri dhe Emergjenca.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë thirrje të shmangen daljet ose punët në natyrë gjatë ditës për shkak të mundësisë së stuhive me shi e rrufe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas vizitës së zëvendësit të Lavrovit

Story i radhës

Dukagjini zyrtarizon Pefqelin

Të fundit nga