Erërat e forta dëmtojnë rrjetin, KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve

KEDS-i njofton se për shkak të erërave të forta, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik, kryesisht në shtylla dhe në përçues elektrikë.

Sipas njoftimit të tyre, rajoni më i prekur është ai i Pejës dhe i Ferizajt, përcjell teve1.info

Me këtë rast, KEDS-i ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët.

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike. KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar nga këto dëme dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthehet Shaqiri, mediumi zviceran zbulon formacionin e Zvicrës

Story i radhës

Orban: Hungaria është aktualisht vendi më i sigurt në Evropë

Të fundit nga