Erdoğan: Vënia në funksion e gazit natyror të Detit të Zi, një hap drejt pavarësisë energjetike

Vënia në funksion e gazit natyror të Detit të Zi është një hap drejt pavarësisë energjetike dhe “Bajram i dytë” për Türkiyen, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Duke folur në ceremoninë e ndjezjes zyrtare të flakës së parë dhe vënies në funksion të gazit natyror në Filyos të provincës Zonguldak në rajonin e Detit të Zi, Erdoğan tha se Türkiye do të plotësojë gati 30 për qind të nevojës vjetore të gazit natyror nga rezerva e Detit të Zi kur të arrijë kapacitetin e plotë.

U deshën më pak se tre vjet që Türkiye t’u ofronte përdoruesve gazin e zbuluar në Detin e Zi, tha presidenti turk.

“Ne do të nxjerrim 10 milionë metra kub gaz në ditë nga fusha e gazit ‘Sakarya’ në radhë të parë dhe 40 milionë metra kub në ditë në të ardhmen përmes puseve të reja të gazit që do të shpojmë”, shtoi ai.

Erdoğan tha më tej se gazi natyror i Detit të Zi jo vetëm që “do të reduktojë ndjeshëm varësinë e vendit tonë nga gazi natyror i huaj, por gjithashtu do t’i bëjë Filyosin dhe Zonguldakun qendër të rëndësishme energjetike”.

Presienti turk njoftoi se qytetarët do ta kenë pa pagesë për 1 vit gazin natyror të përdorur për kuzhinat dhe konsumin e ujit të ngrohtë, gjegjësisht afro 25 metra kub do të zbriten nga fakturat e qytetarëve, ndërsa për për 1 muaj qytetarët do ta kenë pa pagesë tërësisht konsumin e gazit.

Në gusht të vitit 2020, 320 miliardë metra kub gaz natyror u zbuluan në pusin “Tuna-1” në Detin e Zi, duke e bërë atë zbulimin më të madh të gazit në vend në histori.

Me 85 miliardë metra kub shtesë të zbuluar në tetor 2020, sasia totale e rezervave të zbuluara të gazit arriti në 405 miliardë metra kub.

Pas zbulimit të 135 miliardë metrave kub në pusin “Amasra-1” në qershor 2021, rezervat e gazit të Detit të Zi arritën në 540 miliardë metra kub.

Po ashtu, 58 miliardë metra kub gaz u gjetën në dhjetor 2022 në pusin “Caycuma-1” në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi.

Një vlerësim i pavarur kishte zbuluar se rezervat totale të gazit të vendit do të arrinin në 710 miliardë metra kub në fund të vitit 2022, me një vlerë tregu në rajon prej 1 trilion dollarësh.





Story i mëparshëm

Priyanka Chopra me një fustan elegant të kuq mori gjithë simpatinë e publikut

Story i radhës

Fëmijët e tyre mposhtën leukeminë, prindërit themelojnë fondacion: Duam t’ua zgjasim dorën të tjerëve

Të fundit nga