Erdoğan: Turqia është e angazhuar për të shkatërruar grupin terrorist PKK

November 29, 2022
1 minut lexim

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i përkushtuar të shkatërrojë grupin terrorist PKK derisa terroristi i saj i fundit të neutralizohet, raporton Anadolu Agency (AA).

“Organizata terroriste, e cila ka pësuar humbje të mëdha në operacionet që Türkiye ka kryer përgjatë kufijve të saj jugor, tregoi fytyrën e saj të pistë duke derdhur gjakun e të pafajshmëve me sulmet e saj me mortaja mbi vendbanimet civile në kufijtë tanë”, tha presidenti Erdoğan, duke iu referuar sulmeve terroriste ndërkufitare të javës së kaluar nga terroristët e YPG/PKK-së në Türkiyen jugore.

“Ne përsërisim edhe një herë angazhimin tonë për të shkatërruar grupin terrorist që vrau një djalë 5-vjeçar dhe një mësues 22-vjeçar në rrethin Karkamış në Gaziantep, derisa militanti i tij i fundit të neutralizohet”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Erdoğan gjithashtu tha se vazhdon vendosmëria e Türkiyes për të krijuar një vijë të sigurisë 30 kilometra pranë kufijve të saj, diçka që më parë kërkonte të bënte me bashkëpunimin e SHBA-së dhe Rusisë në kufirin e saj jugor. Zyrtarët turq janë ankuar se Washingtoni dhe Moska nuk arritën t’i mbështesim anët e tyre të marrëveshjes.

“Ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga askush derisa ndërmarrim hapa në lidhje me sigurinë e atdheut dhe popullit tonë dhe nuk do mbajmë përgjegjësi para askujt”, tha presidenti turk.

PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA-ja, është përgjegjësi për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së terroriste.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy kuvende nën maskën e kohës sipas të maskuarit Edvin Rama

Story i radhës

E fundit/Zbulohet nëse Neymar do të luaj kundër Kamerunit

Të fundit nga

ShkoLartë