Erdoğan: Türkiye është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza

Erdoğan: Türkiye është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen, shkatërrimin e mëtejshëm.

Erdoğan: Sot e kuptojmë më mirë se institucionet ndërkombëtare që kanë për detyrë sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk kanë aftësi për zgjidhjen e problemeve.

Erdoğan: Në Gaza humbën jetën mbi 70 punonjës të mediave. Ku është bota, ku janë ata organet e njohura botërore mediatike? Pse nuk e ngritin zërin?

Erdoğan: Kartelet globale të medias po përpiqen ta anashkalojnë brutalitetin në Gaza, ta legjitimojnë masakrën ndaj gazetarëve duke u arsyetuar në Hamasin.

Erdoğan: Ne kemi një dëshmor tek Anadolu. Ku? Në Gaza.

Erdoğan: Përgëzoj TRT-në, Anadolu-n dhe mediat tona tjera për hapjen e një korridori jetik komunikimi nga Gaza drejt botës duke marrë çdo lloj rreziku.

Erdoğan: Me gjithë barbarizmin e tij, Izraeli nuk mund të thyej vendosmërinë e banorëve të Gazës për rezistencë ndërsa gjithashtu është duke humbur luftën e propagandës në media.

Erdoğan: (Netanyahu dhe mbështetësit e tij) Këta janë terroristë si ndihmës të terrorizmit dhe do të gjykohen patjetër në Gjykatën e Drejtësisë në Hagës.

Erdoğan: Ashtu siç Millosheviqi u gjykua dhe u dënua, besoj se edhe Netanyahu dhe bashkëkryerësit e tij në fund do të gjykohen dhe dënohen.

Erdoğan: Nëse nuk mund të parandalojmë mizorinë e Izraelit, askush në asnjë vend të botës nuk mund të ndihet i sigurt. Sepse Kutia e Pandorës tashmë është hapur.





Story i mëparshëm

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

Story i radhës

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

Të fundit nga