Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Greqinë të luftojë zjarret e saj, raporton Anadolu.
“Ne dërguam dy avionë amfibë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës në fqinjin tonë Greqinë, e cila duke luftuar me një zjarr të madh”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
Derisa iu përgjigj me shpejtësi zjarreve pyjore në Türkiye, Erdoğan tha se vendi gjithashtu po nxiton për të ndihmuar vendet e tjera në nevojë.
“Ne u përcjellim urimet tona më të mira fqinjëve tanë grekë, veçanërisht popullit të Rodosit”, tha presidenti turk, duke iu referuar ishullit në jugperëndim të Türkiyes, i cili është dashur të evakuojë dhjetëra mijëra persona mes ditëve të zjarreve.
Të shtunën, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, falënderoi Türkiyen për ndihmën.
Zjarret shkatërruese vazhdojnë të përfshijnë ishujt grekë për të gjashtë ditë radhazi, duke përfshirë Rodosin, që është një pikë e frekuentuar turistike. Disa vende, përfshirë Türkiyen, kanë arritur të ndihmojnë Greqinë në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë djegur shtëpi dhe pyje.