Erdoğan: Türkiye dhe Rusia mund të eksportojë mallra të tjera përmes korridorit të drithit

December 11, 2022
min lexim

Ankaraja dhe Moska mund të fillojnë të punojnë për eksportin e produkteve të ndryshme ushqimore dhe gradualisht të mallrave të tjera përmes korridorit të drithit, i tha presidenti turk homologut të tij rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një telefonatë me Vladimir Putinin, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se mbi 13 milionë tonë drithë kanë arritur deri te nevojtarët përmes përpjekjeve të përbashkëta deri më tani sipas marrëveshjes së eksportit të drithit përmes Detit të Zi, njoftoi në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Erdoğan i ka shprehur gjithashtu “dëshirat e tij të sinqerta” Putinit për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Türkiye është vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i cili çoi në vazhdimin e marrëveshjes së drithit të 22 korrikut. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës që filloi në shkurt.

Më 22 korrik, Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike në Istanbul për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndërprerë për shkak të luftës. Ditë përpara skadimit të saj të planifikuar, marrëveshja historike e drithit u zgjat edhe për 120 ditë të tjera, duke filluar nga 19 nëntori.

– “Është e rëndësishme të pastrohet kufiri i Türkiyes me Sirinë nga terroristët”

Krahas marrëveshjes së eksportit të drithit, edhe marrëdhëniet dypalëshe, energjia dhe lufta kundër terrorizmit ishin temë e bisedës telefonike mes liderëve.

Erdoğan i ka thënë Putinit se grupi terrorist PKK/YPG/PYD vazhdon aktivitetet e tij separatiste në veri të Sirisë dhe sulmet terroriste që synojnë Türkiyen.

Është e rëndësishme të pastrohet kufiri i Türkiyes me Sirinë nga terroristët e PKK/YPG-së deri në një thellësi prej të paktën 30 kilometrash sipas marrëveshjes së Soçit të vitit 2019, ka thënë Erdoğan.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në rast se Serbia bënë agresion ushtarak ndaj Kosovës, shqiptarët duhet të reagojnë si një komb..!!

Story i radhës

Pogba nuk arriti të rikuperohet për ndeshjet e Botërorit

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë