erdogan takoi kryetaren e presidences se bosnjes 67defd273bad3

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

March 22, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq.

Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale në Dolmabahçe.

Vizita e Cvijanoviqit në Turqi vjen në një kohë krize të rëndë politike në BeH dhe vetëm shtatë ditë pas vizitës në Istanbul të kolegut të saj, anëtarit të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq.

Kriza politike në BeH pasoi pasi gjykata e vendit dënoi kreun e entitetit Republika Srpska të BeH-së, Millorad Dodik, me një vit burg dhe një ndalim prej gjashtë vjetësh nga mbatja e detyrës së kreut të Republikës Srpska për “mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në BeH”.

Prokuroria e BeH-së ka lëshuar urdhër-arrest për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kryeparlamentarin Nenad Stevandiq.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

x padit qeverine e indise per heqjen e permbajtjes 67defa8fc55a2
Story i mëparshëm

X padit qeverinë e Indisë për heqjen e përmbajtjes

komuna e prishtines del me reagim per mungesen e ujit ne disa zona 67defdd8530a4
Story i radhës

Komuna e Prishtinës del me reagim për mungesën e ujit në disa zona

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë