Erdogan: Shkëmbimi i burgosurve është hap i rëndësishëm se lufta Rusi-Ukrainë po përfundon

1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, vlerëson se shkëmbimi i të burgosurve, i ndërmjetësuar nga Turqia, që përfshin pothuajse 300 persona, ishte një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Transmetuesi turk NTV raportoi të enjten se në mesin e të burgosurve që u shkëmbyen, pesë komandantë të lartë ukrainas kanë mbërritur në Turqi, ku do të qëndrojnë deri në fund të luftës.

“Ky shkëmbim i të burgosurve, i cili u bë nën ndërmjetësimin e Turqisë, është një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të luftës”, tha Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të arritur paqen dhe stabilitetin në të ardhmen. Për shembull, sapo të kthehemi, do të thërrasim përsëri liderët dhe do të vazhdojmë diplomacinë tonë telefonike me ta”, shtoi ai.

Story i mëparshëm

​Kriza energjetike mund të zgjasë për 10 vjet në Maqedoni

Story i radhës

Shpërthen edhe një çështje se*suale

Të fundit nga