Erdoğan pret presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin

1 minut lexim

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan priti presidentin e Federatës së Futbollit Evropian (UEFA), Aleksander Çeferin i cili ndodhet në Istanbul për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve UEFA 2023, raporton Anadolu.

Pritja u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat në ambientet e Zyrës shtetërore të pritjeve në Aeroportin Atatürk.

Sonte në stadiumin olimpik “Ataturk” të Istanbulit do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester City-t dhe Interit me fillim në orën 21:00. Stadiumi Olimpik “Ataturk” ka kapacitet për 72 mijë tifozë.





Story i mëparshëm

Princi Harry zbulon arsyen e vërtetë që u nda me Chelsy Davy

Story i radhës

Italia dominon garën “sprint” në Mugello

Të fundit nga