Erdoğan pret me ceremoni zyrtare presidentin finlandez Niinistö

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan priti me ceremoni në kompleksin presidencial, presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö i cili ndodhet në Türkiye për vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Automjeti i presidentit Niinistö u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan deri në derën e protokollit.

Presidenti Erdoğan e priti Niinistö-n në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial.

Pas pozicionimit në foltoren ceremoniale të presidentit Erdoğan dhe presidentit Niinistö, u kryen 21 të shtëna me top dhe u intonuan himnet kombëtare të të dy vendeve. Presidenti finlandez përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen në turqisht “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtarë).

Në ceremoni kishte edhe flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori.

Pas ceremonisë së pritjes, Erdoğan dhe Niinistö pozuan për gazetarët përpara flamujve të Türkiye-s dhe Finlandës.

Erdoğan dhe Niinistö kaluan në takimin kokë më kokë dhe më pas do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për media.

Presidenti Erdoğan do të takohen me presidentin e Finlandës Niinistö edhe në një drekë pune.





Story i mëparshëm

Provokon Bora Zemani, e çon bluzën lart

Story i radhës

Liverpooli, i interesuar për të nënshkruar me Asension

Të fundit nga