erdogan po punojme dite e nate per te sheruar plaget e shkaktuara nga termetet 6421cb1e48a75

Erdoğan: Po punojmë “ditë e natë” për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmetet

March 27, 2023
1 minut lexim

ADIYAMAN (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka premtuar se do të shërojë plagët e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën rajonin jugor të vendit të tij muajin e kaluar duke marrë jetën e mbi 50 mijë njerëzve, raporton Anadolu.

“Ne po punojmë ditë e natë për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti në zemrat e miliona e njerëzve”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni të hedhjes së themeleve në provincën Adıyaman.

Erdoğan njoftoi se Türkiye planifikon të ndërtojë 319 mijë shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti.

“Në njërën anë po krijojmë hapësira të përkohshme akomoduese, ndërsa në anën tjetër po fillojmë ndërtimin e banesave të përhershme”, tha Erdoğan, duke shtuar se deri më tani ka filluar ndërtimi i 56.323 shtëpive.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, ku mbi 13.5 milionë njerëz u prekën nga këto tërmete shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.





MARKETING

RENT A CAR

uniformat e policise edhe ne shqip ahmeti vlere barazie qe nga marreveshja e ohrit tanime nje premtim i realizuar 6421c4170a51f
Story i mëparshëm

Uniformat e policisë edhe në shqip/ Ahmeti: Vlerë barazie që nga Marrëveshja e Ohrit, tanimë një premtim i realizuar

turkiye therret ambasadorin francez lidhur me pritjen e terroristeve te ypg pkk se nga senati i frances 6421cb9ebb3f9
Story i radhës

Türkiye thërret ambasadorin francez lidhur me pritjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga Senati i Francës

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë