Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Po punojmë ditë e natë për të lidhur me sistemin tonë kombëtar gazin që ne kemi zbuluar në Detin e Zi. Ditën e hënë do të ndajmë lajme të mira me popullin tonë për këtë çështje”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në zonën e re në qytetin Erzurum, Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e hapjeve (inaugurimeve) kolektive të projektit të Transformimit Urban Gürcükapı, Rrugës kufitare rajonale İspir-Rize dhe banesave të Fatkeqësive Çat si dhe projekteve të tjera të përfunduara.
Erdoğan nënvizoi se rruga İspir-Rize është një prej projekteve të rëndësishme të transportit që siguron lidhjen mes qytetit Erzurum dhe portet në Detin e Zi. Ai tha se do të hapin sot zyrtarisht këtë rrugë rreth 20 kilometra me një urë dhe me 3 tunele të ndara me një gjatësi totale 1.5 kilometra.
Ai tha se investimet për gazin natyror vetëm në Erzurum kanë tejkaluar rreth 4 miliardë lira.
“Po punojmë ditë e natë për të lidhur me sistemin tonë kombëtar gazin që ne kemi zbuluar në Detin e Zi. Ditën e hënë do të ndajmë lajme të mira me popullin tonë për këtë çështje. Në të njëjtën mënyrë do të ketë lajme të mira për popullin tonë edhe pasi të kemi vendosur në përdorim gazin në Detin e Zi. Ashtu siç kam thënë gjithmonë do të ndërtojmë të gjithë së bashku një të ardhme të qetë duke i ofruar mundësitë e Türkiye-s në përdorimin e çdo shtrese të popullit tonë, duke rritur hap pas hapi mirëqenien tonë dhe duke forcuar sigurinë tonë”, tha Erdoğan.
Sipas tij, një nga projektet që do hapin sot zyrtarisht janë edhe 261 shtëpi dhe ndërtesa të ndihmës nga fatkeqësitë në rajonin Çat dhe se do hapin zyrtarisht edhe projektin e Rrugës së Kulturës Historike të Kalasë së Erzurumit si dhe projektet e transformimit urban të Bashkisë së qytetit që mbulon 2.816 banesa dhe 418 biznese.