Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur rreth planeve të Rusisë pas referendumeve të mbajtura në Zaporizhizhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk.
Ashtu siç thotë ai, nga mënyra si e njeh presidentin rus, Vladimir Putin dhe planet e tij, “nëse presidenti rus imagjinon diçka, ai edhe bën atë!”
Presidenti turk është shprehur i shqetësuar që ato territore do t’i aneksohen Ukrainës.
“Kjo mund të ndodhë, meqenëse Putin, për aq sa e njoh, kur diçka i bie ndërmend, ai edhe e bën. Kësisoj është situata. Prandaj, i jap shumë rëndësi bisedës sonë. Shpresoj që këtë çështje do ta lëmë deri në pikën e caktuar dhe do të kalojmë në diplomaci”, ka thënë Erdogan, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Gjithashtu, presidenti turk ka deklaruar më herët se sot do të ketë bisedë telefonike me Putinin, kurse në Kremlin thonë se presidenti rus nuk e ka në agjendë këtë bisedë, transmeton Klankosova.tv.
Erdogan para gazetarëve tha se lufta bërthamore do të ishte katastrofale dhe beson që mënyra diplomatike mbetet hapi më i duhur dhe sigurt.
“Çmimi i luftës bërthamore do të ishte katastrofik. Për këtë nuk duhet as të mendojmë, lëre ta konsiderojmë. Zgjidhja diplomatike mbetet gjithmonë zgjidhja më e mirë”, tha Erdogan.