Erdogan për Gazën: Historia do ta dëshmojë se kishim të drejtë

January 4, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan foli edhe një herë për krizën dhe situatën në Gaza dhe ka thënë se qasja e Turqisë në të ardhmen do të jetë plotësisht korrekte.

Gjatë një fjalimi në një takim të eksportuesve në Stamboll të shtunën, Erdogani u shpreh se strategjia turke në kontekstin e Gazës do të karakterizohet si adekuate dhe realiste në të ardhmen.

“Ashtu siç u vërtetua se kishim të drejtë në rastin e Sirisë, historia do të konfirmojë se kishim të drejtë edhe në lidhje me krizën e Gazës”, ka thënë Erdogan.

Sipas tij, përkushtimi ndaj drejtësisë, paqes dhe dhembshurisë do të jetë qasja e duhur për Turqinë.

Ai shtoi gjithashtu se humbja e më shumë jetëve në Gaza nuk mund të tolerohet.

“Ne po punojmë pa u lodhur për t’i dhënë fund masakrës dhe për t’i hapur rrugën paqes së qëndrueshme. Me dashtë Zoti, shpresojmë të shohim rezultate pozitive nga këto përpjekje të shumëanshme në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar presidenti turk.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksplorimi i hapësirës do bëhet biznes i madh

Story i radhës

Zbulohet pllaka përkujtimore në ish-selinë e Shtabit të Brigadës 131 të UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë