Erdogan në Gjermani për ndeshjen Turqi-Holandë, Scholz: I lumtur për vizitën

July 5, 2024
1 minut lexim

“Jam i lumtur për vizitën e presidentit turk”, tha kancelari Olaf Scholz, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me vizitën e presidentit turk për ndeshjen mes Turqisë dhe Holandës për fazën çerekfinale të Kampionatit Europian të Futbollit.

“Jemi në një periudhë në të cilën, për shkak të Euro 2024, shumë krerë shtetesh dhe qeverish dhe përfaqësues po vizitojnë vendin tonë.

Ne po përpiqemi të sigurohemi që një përfaqësues i qeverisë gjermane të jetë në stadiume, gjë që mendoj se është një shenjë e madhe respekti. Dhe kështu ndodh kur unë shkoj në një ndeshje vetë, për shembull sonte”, tha kancelari gjerman.

I pyetur për të parashikuar rezultatin e ndeshjes, ai deklaroi se do të përfundonte 1-0 në favor të kombëtares gjermane.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe tregtim të drogës në Vlorë

Story i radhës

​Tahiri i bën thirrje Prokurorisë Speciale të hetojë gjetjet e ZKA-së për Vushtrrinë

Të fundit nga

ShkoLartë